Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit e ka quajtur fallxhore ish-ministrin e LDK-së, Astrit Haraqija, pasi ky i fundit ka deklaruar se partia e tij nuk duhet të sjellë parashutistë, duke aluduar kështu në drejtim të Vjosa Osmanit.
Sadriu në një koment të cilin e bëri në rrjetin social Facebook, duke replikuar me një qytetar, ka thënë se vendi i ka keq punët kur i jepet hapësirë në televizone figurave si Haraqija.
“Fallxhore e interpretues emocinonesh e mendimesh. Kur i jepet hapësirë mediale shpifësve të tillë, dije që keq i kemi punët si shoqëri”, ka shkruar ai.
Haraqija mbrëmë ka deklaruar se Osmani i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Lëvizja Vetëvendosje.