Buzhala: S’mund ti largoni Vjosen e Albinin, kot e keni sepse i do populli

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti po suImohen në kor nga shoqëria civile, duke u klasofikuar si mashtrues dhe fitues te vitave me atë strategji. Mosni se e keni tepër gabim. Opizota e di këtë dhe ka marrë mësime, për atë po heshtë. Nuk mund tê mashtrohen mbi 50 për qind e popullit në epokên digjitale.

Ata, i zgjodhi populli thuajse në mënyrë plebishitare, sepse i do. Dhe do ti mbajë në pushtet jo sa doni ju, por sa do vet populli.

E keni akuzuar Albinin pêr diktator që është kundër fjalës së lirë. S’po leni gjë pa thënë pêr të e as që po merret me ju. Tash, keni nisë me u komplemsu pse s’po merret, pse nuk po iu kundërpërgjigjet.

Natyrshëm, një qeveri e re e papërvojë nuk mund të krenohet aspak me menaxhimin e pandemisë. Po kush mundet se.

Coronavirusi është i paparashikueshëm. I dhanë prioritet ekonomisë dhe diasporës. Koha po e tregon që nuk patën të drejtë. Por, nuk kishte mashtrime aty.

Thjeshtë, Delta e ka gjunjëzuar botën sërish. Izraeli ka vaksinuar krejt popullatën dhe i ka nga 10 mijē raste në ditë. Pra, gati sa ne. Edhe Anglia e Amerika e kanë vaksinuar shumicën e popullatës.

Edhe aty covid 19 po bën kërdinë. Fundja, njëjtë i kishim punët edhe gushtin e kaluar, kur s’kishte Delta as vaksinē. Bëheshin 400 teste e dilnin 250 të infektuar. Pra, mbi 60 për qind. Po të bëheshin 15 mijë teste sa bëhen tash, njëjtë raste do të ndodhnin.

Sipas matjes në bazē të testeve serologjike, rreth 40 për qind e kosovarëve e kishin kaluar covid 19. Pra, mbi 800 mijë persona. Shifër alarmante kjo.

Por, fajtor për këtë jemi të gjithë. As Albini, as Vjosa smund të fajësohen. Kētē e tregon edhe mbështjetja në popull që kanë dhe vazhdon të mbetet në zenit. Prandaj, leni në pushtet.

Madje, mos thirri as në nëntor në rezultatet e zgjedhjeve lokale, sepse këta janë liderë nacional. Mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje nacionale e vetëm ta rrisin përqindjen.

Leni akuzat e mateni qeverisjen. Por, as qeverisja smund të matet në pandemi, pa kalu të pakten 2 vjet.

Nga Viktor Buzhala