“Çmendet“ akademiku serb: Kushdo që e nënshkruan njohjen e Kosovës do të v’desë para se të thahet boja

Akademikët serbë përveç propag andës kundër shtetit të Kosovës, tani kanë filluar të kërc ënojnë edhe me jetë nëse një politikan serb nënshkruan njohjen e Kosovës.

E një këcënim i tillë së fundmi ka ardhur nga akademiku dhe regjisori serb, Dusan Kovacevic.

Siç shkruan ‘Sputnik‘ Kovacevic ka deklaruar se askush nuk do të lejohet të nënshkruajë njohjen e Kosovës, pasi “do të vd esë para se të thahet boja”.

Kovacevic beson se një çështje kaq e madhe si çështja e Kosovës duhet të shkojë në referendum dhe ka thënë se Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet para se të ndodh kjo.

“Çdo gjë është e organizuar mirë dhe nuk ka asnjë kuptim në këtë”, tha ai.