Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i ka reaguar a shpër Departamentit Amerikan të Shtetit, që kritikoi Sebinë lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut. Ai tha se DASH-i po shpif lidhur me këtë çështje.
Vulin i ka thënë SHBA-së se s’mund ta detyrojnë pre.sidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
“Ju jeni vend më i fuqishëm dhe më i madh, mund të na shpifni dhe sh katërroni, mund ta për.mbysni Vuçiqin dhe t’i sillni disa të dobët që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës, ta njohin Kosovën, të largohen nga Republika Srpska, ju mund të na sillni pushtetin me forcë, por nuk mundeni të na detyroni ta zgjedhim. Ne nuk jemi f orcë, por as nuk jemi h ipokritë”, tha Vulin, raporton B92.
Ministri serb tha se “Qeveria e SHBA-së mund të kritikojë, por duhet ta dijë që kri.tika vlen po aq sa gatishmëria për të zbatuar gjithçka në vetvete”.
“Një vend ku Senati mbron veten edhe me koston e jetës së protestantëve nuk du.het të kërkojë nga policia serbe që të mos e mbrojë Kuvendin. Qeveria e një vendi ku konfliktet racore janë ma.sive dhe krimet e rastit të urrejtjes janë të zakonshme nuk duhet të akuzojë lehtësisht Serbinë për krimet e urre.jtjes”, tha Vulin, duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit.
“Serbia është një vend i lirë dhe drejtohet nga një njeri i lirë”, theksoi Vulin.
Së fundmi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një le.tre i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kësaj kërkese Vuçiqi iu për.gjigj sot para gazetarëve.