Çmimi i derivateve bie thuajse në gjithë botën, por jo edhe në Kosovë

Përpos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, por edhe produkteve ushqimore kosovarët po përballen edhe me ngritje të larta të çmimit të derivateve.

Anipse tashmë në shumë vende të botës pati rënie të çmimit të derivateve, një gjë e tillë nuk po ndodh tek ne.

Së fundi bursa ka pësuar ulje në rreth gjashtë përqind, por tek ne një litër naftë po vazhdon të blihet me çmim tejet të lartë.

Lidhur me këtë, ka folur për lajmi.net Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në vend, Fadil Berjani.

Berjani tha se çmimi i Dizellit tani për tani është 1.55 cent, ndërsa Benzina është 1.30 deri në 1.32 cent.

Pavarësisht pyetjes së pse tek ne nuk ka ulje të çmimit të derivateve ashtu siç zakonisht përcaktohet nga lëvizjes të Berzës dhe organizatës prodhuese OPEC, Berjani nuk ka dashur të përgjigjet për këtë.

Java nisi me një rënie të çmimit, por qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të furnizohen me derivate me çmime të shtrenjta, duke mos patur aspak transparencë për ta.

E një problem të tillë qytetarët e kanë patur ndër vite. Pavarësisht se çmimet bien thuajse në gjithë botën, tek ne vazhdon arsyetimi se kanë ende rezerva dhe se u duhet t’i zbrazin ato deri në momentin e furnizimit të ri.

E lidhur me këto mashtrime, por edhe me ato të kualitetit në kuadër të derivateve ditë më parë Po licia e Kosovës ka arre stuar disa persona.

E nga institucionet e Kosovës është theksuar se do të vazhdojnë kontrollin mbi deri vatet në Kosovë dhe atë se çfarë kualiteti të derivateve iu ofrojnë qytetarëve për t’u furnizuar.

Duke lënë anash këtë fakt, qytetarëve po iu ofrohet çmimi i lartë, por jo edhe kualiteti.