Dardan Molliqaj: Vetëm ne mund ta çmojntojmë politikisht VV-në


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kanë pasur ftesë që të hyjnë në Qeverinë Hoti, por që nuk kanë pranuar të marrin pozita të zëvendësministrave, të kenë ambasador apo anëtarë të bordeve.

Sipas tij, ata kanë dashur ta drejtojnë një ministri që do të ishin të lirë të vepronin dhe që do t’i bënte ballë Lëvizje Vetëvendosjes.

“Ne jemi i vetmi koncept politik që mund ta çmontojmë politikisht Vetëvendosjen”, ka thënë Molliqaj në “Debat” të RTK-së.Ai tutje ka thënë se është jokorrekte të thuhet se AAK-ja nuk e la ndonjë kandidat të PSD-së të zgjedhet deputet.

“Është jokorrekt të themi që kemi pas vjedhje vota dhe AAK-ja nuk ka faj këtu. Ishim si kandidat shumë larg të zgjedhesim deputet. Ne kur dolem nga VV-ja nga një subjet i populizimit të majt, vendosem të jemi më socialdemokrat, me liberal dhe kjo na kushtoi”, tha Molliqaj.

“Në kontekstin e pakënqësisë së madhe që ishte akumuluar, elektorati i partive të vjetra nuk të voton në konceptin që t’i prezanton. Qasja jonë liberale na dëmtoi. Ne shkuam me AAK-në në koalicion, sepse sondazhet tregonin se s’mund ta kalonim pragun”, ka thënë kryetari i PSD-së./Ballkani.info/