Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pejë (VIDEO)

Gazeta Sinjali raportoi për një v rasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar Sinjali, i vdekuri nga a rma e zjarrit dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e v rasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se d orasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dh unonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati, të cilit më pas i ishte g rabitur a rma nga d orasi dhe ishte v rarë.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi. /Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.