Aktorja Lisa Kujofsa ka humbur dje të motrën. Ani Kujofsa motra e vogël e saj, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë aktorja në një postim në rrjetet sociale.
“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait.
Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë.
Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!