“Disa nga qytetarët nuk do ta marrin vaksínën antí-Kovíd edhe për arsye fetare”


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vendin tonë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj.

Ai ka pohuar se kjo vaksínë është ndryshe nga të tjerat dhe se asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt ta marrë atë.

Por Ahmeti ka treguar se disa qytetarë kanë deklaruar se nuk do ta marrin vaksínën antí-KOVíD, që nga arsyet e teorive konspirative, deri tek arsyet fetare.

“Ka persona që edhe për shkak të arsyeve relígjíoze nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi jonë nuk duhet të marrë diçka të tillë”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Ahmeti ka thënë se vaksina antí-KOVíD është për të mirën e qytetarëve dhe ka thënë se ky vírus nuk duhet të merret me shaka.