Do mbeteni pa fjalë/ Limon të tillë nuk keni parë, e gjeni dot se sa peshon

Me siguri që keni parë limona të mëdhenj, por asnjëherë limon që peshon plot 2.6 kilogramë.

Shefja e kuzhinës, Melissa Palinkas ndau me entuziazëm një imazh të limonit “për bindësh”.

Palinkas, e cila jeton në Australinë Perëndimore, i tha Daily Mail Australia se mega limoni i pazakontë ishte rritur nga një çift në qershor.