Drilon Gashi “selam“ Hoxhallarëve për Ramazan, Lexojeni K’uranin në shqip e jo në arabisht!

Shumë hoxhallarë e kanë bërë traditë në Ramazan që ta lexojnë kuranin nëpër xhami në gjuhën arabe.
Një ditë, takova një mik dhe mes nesh u zhvillua kjo bisedë:
Unë: A ma mirë do të ishte që hoxha juaj ta lexonte shqip, apo arabisht?
Ai: Arabisht, sepse kjo është gjuha origjinale në të cilën ka zbritur Kurani. Ne e kemi për obligim ta mësojmë gjuhën e kuranit!

Unë: Sipas kësaj që thua, atëherë gjithë këta myslimanë të pranishëm qenkan gjynafqarë te Zoti, sepse nuk e paskan plotësuar obligimin?!
Ai: Jo, nuk e pata atë qëllim. Në të vërtetë, preferohet qe ta dijmë gjuhën arabe.
Unë: Tani kalove tek preferenca, gjë për të cilën edhe mund të pajtojmë, mirëpo kush prej tyre mund ta bëj këtë, përpos hoxhallarëve?!

Ai: Mirëpo, xhemati mund ta lexojnë shqip në shtëpitë e tyre.
Unë: Sa është numri i atyre që e bëjnë këtë?! Shembulli i juaj me hoxhën tuaj është sikur ai i bariut që i lëshon një zë kopesë së tij, e ato nuk kuptojnë asgjë përpos zhurmës.
Ju gjithë këtë kohë, a kuptuat diçka?
Ai: Jo, pajtoj me juve.
Faleminderit.