E Besoni apo jo? Kjo është shifra milionëshe që do të ndajë Qeveria për të akuzuarit e Speciales!


Qeveria ka planifikuar ndarjen e 20 milionë eurove për të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale.

Kështu ka deklaruar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi për kallxo derisa ka thënë se kanë ndarë shtatë milionë për mbrojtje të të aku zuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë.

Selimi tha se ai ka nënshkruar tri udhëzime administrative për ndihmë për ak uzuarit potencialë në Speciale.

“Nga këto 20 milionë do të ndahen fonde për mbrojtjen e tyre, do të ndahen fonde për përkrahjen e familjeve të tyre që parashihet me një udhëzim tjetër ku parashihen udhëtimet e tyre, vizitat etj. Dhe i fundit për ata që shpallen të pafajshëm kompensimi i shpalljes së tyre të pafajshëm”, tha Selimi.

Ministri Selimi tha se momentalisht e kanë infrastrukturën e mirë ligjore që të ketë llogaridhënie, kontroll dhe balancë në dhënien e këtyre parave.

“E kemi stafin i cili është duke kaluar nëpër verifikim sepse do të punojmë me çështje konfindenciale. Posa të arrihet ky verifikim që e kam bërë kërkesën unë mendoj që atëherë do të jemi operacíonal që t’i shqyrtojmë kërkesat e mbrojtjes atje. E kemi bërë legjíslacíonin, e kemi futur tërë stafin që të merret me verifikim të prapavijës së tyre dhe do të fillojmë punën” tha Selimi. Sipas tij, me dijeninë e tij më herët ka qenë një vendimmarrje kolektive në Qeveri që të ndahen këto fonde të ndihmës.

Ai tha se mendon që ka ndodhur për shkak se ftesat që janë bërë atëherë kanë qenë ftesa të paqarta.

“Nuk është ditur. Edhe pse lígjí na ka obliguar t’i mbrojmë të aku zuarit potencialë por nuk e kemi ditur se si janë thirrur si dëshmítarë apo si të ak uzuar, apo si víktímë”, tha Selimi.

Ndërsa për avokatët ai tha se kanë vendosur tre parametra. Sipas tij, palët që zgjedhin avokatë çmimet e punëve-orëve të tyre do të maten me tre parametra.