E çuditshme: Aksídentohet vetura e Policisë, 3 policë bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë mes dy veturave, njëra prej të cilave ishte e policisë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej tyre zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.

Si p asojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policorë) kanë p ësuar l ëndime trupore. Personat e l ënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.