E ftuan të flas për “lisa”, e i folën për “fshisa”, Zemaj nervozohet keq del nga mbledhja!


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë nga mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike.

Gjatë shqyrtimit të gjetjeve në raportin e Autidimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Eman Rrahmani tha: “E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën në Podujevë “, tha ai.

Pas kësaj deklarate, ministri Zemaj ka braktisur sallën pasi që u devijua tema e takimit në komision.

Fillimisht, Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, ka shqyrtuar sot gjetjet në raportin e Autditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.