E mbani mend vogëlushen që këndonte “Daba Daba”, vështirë ta njihni aq shumë ka ndryshuar! (FOTO)

“Daba Daba” vazhdon të jetë edhe sot kënga e pëlqyer e çdo fëmije.

Rina Krasniqi, është vajza e cila këndoi këtë këngë plot 15 vite më parë.

Rina dhe Nita Krasniqi janë vajzat e kompozitorit të madh, Naim Krasniqi, të cilat u shndërruan më të pëlqyerat atë periudhë kohe me këtë këngë.

Së fundmi ajo është shfaqur në ekran së bashku me aktorin Fatmir Spahiu, në një nga emisionet në Klan Kosova, e që ndryshimi i saj është tejet i madh.

Ndonëse Rina nuk merret më me muzikë, por arti gjithmonë është pjesë e saj, pasi ajo tanimë ka kohë që është drejtuar në fushën e aktrimit