E ndali veturën për ta kryer një shërbim, Ja çka i ndodh këtij Mërgimtari nga Kosova

Një vj edhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llugashi të Lipjanit. Një mërgimtari atje dikush ia ka thyer xhaminë e veturës dhe i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale,

një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash prej 113 mijë kruna suedeze, raporton Express.

Deri tash, s’ka të arr estuar për rastin.

“Fsh. Llugaxhi, Lipjan 17.05.2021-15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa e kishte të parkuar veturën e tij me targa suedeze për një shërbim,

një person i panjohur duke i thyer xhaminë veturës i ka vj edhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore,

një zinxhir ari dhe një shumë parash prej 113 mijë kruna suedeze. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express