E nxori flamurin kombëtar midis kuvendit të Serbisë, flet Shaip Kamberi (VIDEO)


Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se po mundohet që të çojë në vend amanetet dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës, për të cilat edhe mori votat mé póshté ndíqní vídeón nga Shaip Kamberi.

Ai tha se, meqë këtë të enjte ishte për herë të parë prezent kabineti qeveritar i Serbisë, vendosi që të ngrejë një çështje shumë problematike që po ndodhë vetëm me shqiptarët në Serbi dhe me asnjë pakicë tjetër në rajon – mohimin e të drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare, njofton Klan Kosova.