E Papritur kjo se çfarë paralajmëroi çika e Jusuf Gërvallës “Donika“

Në një konferencë për media, Gërvalla tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar dekretet për lirimin e ambasadorëve politikë gjatë ditës së djeshme.

“Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka propozuar presidentes të miratojë dekretet për lirim nga detyra të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Presidentja Osmani dje ka nxjerrë dekretet duke vepruar në përputhje me propozimin. Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë në frymën e programit qeverisës të miratuar, ku parasheh reformimin e shërbimit diplomatikë të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Poashtu ajo theksoi se do të vazhdojnë edhe me vendim të tjera lidhur me shërbimin diplomatik, derisa shtoi se përzgjedhja e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim, transmeton lajmi.net.

“Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze”, tha Gërvalla.

Ministrja falënderoi të gjithë ambasadorët politikë për punën qe kanë bërë deri më tani.

Emrat e 12 ambasadorëve që kanë qenë të emëruar politikisht, e që pritet të lirohen nga detyra:

1. Beqë Cufaj – Gjermani

2. Nait Hasani – Shqipëri

3. Arbër Vllahiu – Çeki

4. Lirim Grejqevci – Holandë

5. Shpend Kallaba – Hungari

6. Gezim Kasapolli – Kroaci

7. Avni Kastrati – Slloveni

8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut

9. Hajdin Abazi – Australi

10. Ylber Hysa – Mali i Zi

11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Amir Ahmeti – Katar.