E pranon Dardan Molliqaj: Jemi nën prag, por edhe Vetëvendosja ka rënie


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar që Presidenti i ri i vendit të zgjedhet nga një Qeveri e re.

Molliqaj deklaroi se partia e tij është për të shkuar në zgjedhje edhe pse thotë se një herë për një herë janë nën prag, përcjellë Gazeta Blic.

Molliqaj thotë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka rënie deri në 20% të elektoratit.

“Duhen zgjedhje të reja për tu zgjedhur presidenti i ri në vend, presidenti nuk duhet të zgjedhet nga kjo Qeveri e tanishme. Në matjet e fundit shihet se Vetëvendosja ka një ulje prej 20% të eloktoratit të vet. PSD një herë është nën prag, ne na envojitet punë për zgjedhje. Po rritemi si parti, çdo ditë vijnë të rinj e të reja me njohuri të mëdha që na bashkangjiten“, deklaroi Molliqaj në Prime Time.