E shqeu, e pështyu, e hodhi në plehra flamurin shqiptar, e tha ata që e duan janë tradhtar!

Arnita Zeneli

“Jurisit Klemendi thotë se çdo akt negativ ndaj kombit apo simbolit të tij, është akt penal dhe antikombëtar, edhe rasti i largimit dhe poshtërimit të flamurit kombëtar është vepër penale, e dënueshme me burgShqiptarët e kanë një flamur. Ai është flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes. Ndërsa, flamuri shtetëror i Kosovës, buron nga BE-ja dhe i ka gjashtë yje që simbolizojnë “popujt” që jetojnë në Kosovë
Rrallë ka ndodhur, në ndonjë vend, që një figurë publike çohet kundër historisë së atdheut dhe popullit të vet, ia djeg simbolet së paku 600 vjeçare, dhe bën thirrje linçuese dhe poshtëruese, për ata shqiptarë që e respektojnë këtë traditë, të shqiponjës dykrenore nga Skënderbeu e deri më sot.

Një figurë publike, ka kryer një veprim skandaloz, dhe më pas ka bërë një deklaratë publike në Institutin Albanologjik, “të gjithë ata që nderojnë këtë flamurin e Shqipërisë ose që betohen në të, janë të poshtër dhe tradhtar”!!!”

Mohues i shqiptarizmës në Kosovë!

Nuk ka ndodhur këso sjellje, kaq vulgare dhe të papara, që kur para gati 20 vitesh, disa të ashtuquajtur veteran lufte, e dogjën flamurin dardan, të “Dardanisë”, flamurin e sotëm presidencial, që Rugova e kishte bërë për shtetin e Kosovës, ose të paktën për Presidentin!

Sjelljet kaq vulgare të Nexhmedin Spahiut, mbështetës i kosovarizmit, e ka përshkrua në një reagim në fb, Daim Hiseni.

“Në prezencën e punonjësve shkencor brenda Institutit Albanologjik të Kosovës, në syrin e të pranishmëve dhe mediumeve, ka ndodhur gjesti më i shëmtuar i tradhtisë klasike që nuk ka guxuar ta bëjë as vet Milosheviqi. I tërbuari kosovar … Nexhmedin Spahiu i toleruar nga organet e rendit dhe institucionet relevante në Republikën e Kosovës, gjatë një promovimi të librit shqiptar brenda objektit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, largon nga shtiza flamurin kombëtar shqiptar, e grisë atë, e pështynë dhe e hedhë në koshin e plehrave”, shkruan Hiseni.

Ai vë në dukje pas gjithë kësaj, Spahiu nuk u ndal me aq, por të gjithë mbështetësit e flamurit shqiptar, i quajti edhe të poshtër dhe tradhtarë të gjithë ata që e nderojnë flamurin e Shqipërisë.

“Të pranishmit “intelektual” heshtin dhe aspak nuk shqetësohen. Nuk përfundon me kaq. Pasi futet në sallë Nexhë dinsëzi vazhdon dhe shton: “Kosova është shtet dhe ka flamurin e vet. Të gjithë ata që nderojnë këtë flamurin e Shqipërisë ose që betohen në të, janë të poshtër dhe tradhtar”!!! (duke aluduar edhe në betimin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që kësaj Kosove ia sollën lirinë, të pështjelluar në fundin e jetës së tyre po me këtë flamur kuq e zi. Ky turp nuk ka ndodhur dikur në të kaluarën, kjo gjë ndodhi muajin që lamë prapa”, ka shkruar i revoltuar Hiseni, se si askush nuk i reagoi Spahiut.

Flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenore, i takonte principatës së Kastriotëve dhe më pas nga Skënderbeu, u shpall flamur i mbretërisë së Arbërit, dhe ishte flamuri dhe simboli zyrtar (vula) i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Simbolikisht konsiderohet flamuri nga Skënderbeu u ngrit me 28 nëntor 1443 në Krujë, dhe që konsiderohet si Nëntori i parë, ndërsa Nëntori i dytë, ngritja e flamurit në Vlorë me 28 Nëntor 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, por jo e Shqipërisë në kufijtë e sotëm, por, në kufijtë etnik, të 1912-ës.

Simboli i shqiponjës dykrenore, sipas studiuesit Jaho Brahaj, është gjetur edhe në mburoja (lufte) ilire, të shekullit VI para Krishtit, dhe në ornamente të ndryshme kulturore. Pra, rreth një mijë vjet më parë se të krijohej Perandoria Romake e Lindjes, e njohur shumë më vonë si Bizanti.
Shqiponja dykrenore është përdorur pashkëputshëm që nga prehistoria tek shqiptarët, në varreza, në gdhendje të ndryshme, dhe veçmas në etnologji.

Por, a janë agjenda të huaja apo antishqiptare djegia e flamurit kombëtar, shqyerja, zhdukja e simboleve shqiptare, ndryshimi i emrit nga shqiptar në shtetas të Kosovës, dhe si duhet të veprojë shoqëria jonë, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohë të kësaj fushe.

“Të gjithë shqiptarët i kanë quajtur shqiptarë”

Analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët i kanë njohur si shqiptarë, madje ai përmend edhe Klintonin, i cili gjatë kohës së luftës ka thënë t’i shpëtojmë shqiptarët, gjithashtu të njëjtën edhe thoshte edhe Solana dhe Gligorovi madje, pra bota sipas Shahut shqiptarët i njeh si shqiptarë.