E turpshme: Faqja që mbështet LDK-në ofendon rëndë Saranda Bogujevcin


Një faqe në rrjetin social Facebook, që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me emrin “LDK për Kosovën”, ka ofe nduar deputetën e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Në postimin e kësaj faqe, kanë postuar një fotografi të deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë ek spozitës së saj në Beograd në vitin 2013, shkruan Gazeta Insajderi.

Në mbishkrimin e kësaj foto ku deputetja Bogujevci i tregon për krímet që ka kryer ushtría serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “tu rp i secilit të zh dukur”.

“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, v rarë e d hunuar sepse ti për një grusht vota desh e “v rave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri në emision Pressing, lidhru me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga m asakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”. /Insajderi.org