EKSKLUZIVE: “Publikohet videoja ku Kryeministri Maqedonisë tregon se po dojnë me nda Kosovën!”

“Publikohet përgjimi i Zoran Zaev – lideri i Maqedonisë Veriore shpalos planin për ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Rusia dhe Turqia po e mbështesin idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për qëllime të tyre, në një bisedë telefonike me disa humoristë rusë.

Zaev ka rënë pre e humoristëve Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord.

Por kjo mund të sh kaktojë një l uftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimi rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej.