Emocionuese: Pas 20 vjetëve martesë, çifti nga Prishtina bekohet me fëmijë (Video)


Priti plot 20 vjet që të shijojë një moment si ky. Sofije Janoves dhe bashkëshortit të saj, Arsimit, u buzëqeshi fati duke i bekuar me një fëmijë, i cili sot është 14 vjeç. Dikur, një moment si ky ishte vetëm një ëndërr.

Gazetare: Egzona Shahini

57-vjeçja e gëzon sot epitetin e nënës, pas shumë përpjekjeve. Derisa ishte në fazën e terapive, ajo dhe bashkëshorti ishin përballur me sfida.

Zonjës Sofije i kishte v dekur nëna, ndërsa bashkëshortit të saj, babai.

Marrja e terapive jashtë vendit, ia pamundësoi atyre të jenë të pranishëm në varrimet e prindërve.