Engel: Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët, SHBA nuk duhet të lejojë këtë


Kongresisti amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe nuk po ndjek edhe entitetet e tjera, të cilat kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës, shkruan Gazeta Metro.

Engel duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka folur për Kosovën dhe situatën e saj në çfarë po kalon si shtet.

Ai tha se ka lexuar statusin e Gjykatës Speciale pasi Kosova u detyruar ta formon atë, mirëpo askund nuk thotë se duhet të ndjeken vetëm shqiptarët.

Kongresisti amerikan tha se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe se SHBA’të nuk duhet ta lejojnë këtë Gjykatë të bëhet një etníke, pasi po trajton problemet në mënyrë të gabuar.

“E kam lexuar statusin e Gjykatës dhe askund nuk thuhet se duhet të ndiqet vetëm një etnitet, por kjo po ndodhë, problemet me këtë Gjykatë po vazhdojnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tonë nuk duhet të lejojnë që kjo Gjykatë të bëhet një etnike, pasi po trajtojnë problemet në mënyrë të gabuar”, tha Engel, transmeton Gazeta Metro.