Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur nga Ankaraja për inaugurimin e spitalit të ri rajonal Memorial të Fierit. Erdogan e konsideron këtë spital një shenjë të miqësisë së f ortë mes dy vendeve tona.
Ai ka treguar se aty do të punojnë rreth 400 persona, turq dhe shqiptarë dhe gjithsej do të ketë 180 shtretër. Presidenti i Turqisë tha se me këto mundësi, Ankaraja do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë.
“Spitali po e inaugurojmë sot, afërsisht do punojnë 400 personel të përbërë nga turq dhe shqiptare.
Duke krijuar një shërbim cilësor në fushën e shëndetësisë në kushte moderne dhe bashkëkohore, dhe fokusuar në 23 degë themelore me 6 salla operacioni, 6 shërbime poliklinike si dhe 20 njësi të kujdesit intensiv.
Në total e përbërë me 180 shtretër. Turqia me këto mundësira do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë jo vetëm në qytetin e Fierit, por të gjithë rajonit.
Uroj që ky spital i miqësisë, duke qenë një tregues dhe një shenjë e re e miqësisë dëshiroj nga zemra që në gjeografinë e zemrës sonë të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezërit e mi shqiptarë”, tha Erdogan.