‘Është koha të mbledhen mjekët me hoxhallarët

Shkruan: Burhan Seferi

Hoxhallaret duhet me i mbledh mjeket kompetent qe mendojne se nuk shiten dhe nuk korruptohen, qe kane frike Allahun, te konsulltohen me ta prej afer per gjithçka rreth kesaj sprove, e pastaj te dalin me deklarate publike, te gjithe se bashku, se lejohet apo nuk lejohet vaksinimi, e mos te behemi qesharak sikur ne fillimin e kesaj pandemie, kur u beme gaz i botes dhe dolen hoxhallare me tekbire per pergezim ne lidhje me zbulimin e ilaçit kunder Covid-19 nga nje mjek irakian.

Qytetaret a ntivaks aspak nuk kane faj, se ju per disa llajka dhe per tu shtirë kinse jeni perpara me kohen, qysh ne fillimin e pandemise e humbet besimin, tash po i shijoni p asojat.

Pastaj edhe nje numer i madh i mjekeve ne fillim e kane konsideru si “kaluse dhe aspak serioze”, e pastaj kur pandemia erdhi si bumerang me vdekje te shumta, filluan te terhjekin verejtjen, por u be vone.

Qeverite nuk e gezojne besimin tek popullata. Ata nuk kane kapacitet per ta bind popullin per opsionin e duhur, ngase nuk u beson askush dhe diten qe ata therrasin ne dicka, popullata e beson te kunderten e saj, si me te sigurt, anti qeveritare.

Eshte koha te mendohet per hapat e drejte.