Familja Bytyqi nga Drenica që mban 12 mijë zogj fshati (VIDEO)

Pranvera është stina më e ngarkuar për familjen Bytyqi, shkruan OnAir.

Kjo është për faktin se pikërisht në këtë periudhë fillon sezoni i të mbjellave.

Familja në fshatin Krajkov prej kohësh tashmë merret me bujqësi ku mbjellin bimë të ndryshme. Për “RTV Dukagjini” Xhemajl Bytyqi tregon se tashmë ata janë mësuar që të gjitha produktet e tyre të jenë bio.

Një pjesë të këtyre të mbjellurave e përdorin edhe për të përgatitur koncentratin e nevojshëm për të ushqyer 12 mijë zogjtë për të cilët kjo familje kujdeset. Kryesisht është Afërdita Bytyqi që merret me kujdesin ndaj tyre.

Për më shumë klikoni në videon më poshtë: