Flet 28-vjeçarja pasi refugjatja ukrainase i mori burrin: E futa në shtëpi, mosmirnjohësja ja si ma shpërbleu!

28-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, partneri i së cilës u arratis me një refugjate ukrainase, ka ndarë zemërimin e saj publikisht pasi e la këtë të fundit për të dashurën e re.

Lorna Garnett thotë se ka mbetur zemërthyer pasi partneri i saj prej 10 vitesh vendosi ta linte për  Sofiia Karkadym vetëm dhjetë ditë pasi ajo u zhvendos në shtëpinë e tyre pasi u arratis nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Tony Garnett, 29 vjeç, i cili punon si roje sigurie, me banim në Bradford, West Yorkshire, tha se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me të.

Sofiia, e cila u largua nga qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, tha se ajo ‘ra në dashuri’ Tonin sapo e pa atë dhe se dyshja po jetojnë ‘historinë e tyre të dashurisë’.

Por, duke folur për The Sun të dielën, Lorna tha se beson se Sofia ‘ia vuri syrin Tonyt që në fillim, vendosi që ajo e donte dhe ia mori’.

Ajo shtoi: “Ajo nuk u interesua për shkatërrimin që la pas”. Lorna i tha gazetës se kishte rezerva për ta pranuar në shtëpi, por mendoi se ishte gjëja e duhur për të bërë pasi pa situatën ‘tmerruese’ në Ukrainë në lajme.

Ajo tha: “Vendosa se ishte gjëja e duhur për t’u bërë t’i vendosja një çati mbi kokë dikujt dhe ta ndihmoja kur ata ishin në nevojë. “Dhe kështu më ka shpaguar Sofia që i dhashë një shtëpi.”