Flet njëra nga vajzat që u bë për spital në Prishtinë: Burri kërkonte shërbime jashtë masazhit

Dje u publikua një video ku shihet se si një burrë kishte su muar b rutalisht tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Njëra nga vajzat ka thënë se personi që i su lmoi ato është L.Vehapi dhe se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Sipas njërës nga vajzat, ai i kishte s ulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka k ërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur nga pas siç edhe shihet në video.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka berë problem dhe na ka k ërcënuar me jetë në lokal dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë.”

Viktima në fjalë ka deklaruar se po ndjehen të frikësuara dhe të pasigurta.

“Ne po ndjehemi vërtetë të k ërcënuara, duam që fotoja të shpërndahet dhe të gjendet personi dh unues. Kur na bëri ne këtë, pa asnjë lloj arsyeje, ku i dihet çka i bën gruas ,të dashures ose çka ka bërë dhe më përpara”, ka deklaruar ajo për JOQ Kosova .

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.