Një nga humbësit më të mëdhenjë të situates aktuale që është shk aktuar nga pandemia e C0víd-19 është industria e turizmit, veçanërisht industria e aviacionit, e cila ka parë ulje masive përsëri në muajt e fundit, për shkak të kufizimeve të gjera të udhëtimit nëpër botë.
Në këtë situate patjetër që përfshihet edhe trafiku ajror në Europë. Në atë kontekst, Organizata Europiane për Sigurinë e Transportit Ajror, e njohur si Eurocontrol, analizoi zhvillimin e transportit ajror Europian në vitet e ardhshme deri në vitin 2024 dhe zbuloi disa implikime interesante, transmeton portal arbresh.info
Mes marsit dhe tetorit të këtij viti, janë kryer 65 përqind më pak fluturime sesa në të njejtën kohë gjatë vitit të kaluar. Kjo rënie e udhëtimeve krahasohet me nivelin e para viteve 1990.
Në të njëjtën kohë, sipas ekspertëve, PBB-ja për zonën e euros është më e ulët me 7.5%. Kjo është një goditje e madhe për industrinë e aviacionit dhe ka shumë të ngjarë të kalojë shumë kohë para se e gjithë industria të kthehet në nivelet e para situates . Por sa saktësisht? Së pari, është e nevojshme të shikohet se si industria është përgjigjur në dy situatat e mëparshme.