Foshnja shqiptare vetëm tre javëshe jep shpirt nga Kovίd

Një foshnje 3 javëshe e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë dje në në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

“Po dje pasdite ka ndërruar jetë foshnja e cila te ne është pranuar me datën 28 gusht 2021, e lindur në datën 13 gusht 2021 në spitalin e Ferizajt. Ka qenë e konfirmuar me COVID-19 pozitiv në gjendje të rëndë. Edhe pas të gjitha masave të ndërmarra dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë. Ka pas pneumoni të rëndë.Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar drejtoresha e Neonatologjisë, Dr. Hajrije Ismaili.

Ndryshe profesionistët shëndetësorë në Kosovë por edhe udhëheqësit e shtetit kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid-19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre, ndërsa nuk pengojnë as procesin e gjidhënies.

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Ndërkaq brenda një jave në Kosovë kanë humbur jetën 147 qytetarë.