“Gazetarit në Shqipni nuk ia ninë për Kosovë e për çështje Kombëtare!” (Video)

“Prej disa kohësh Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për krijimin e mini-shengenit Ballkanik. Kjo çështje nuk është pritur mirë nga Kosova por edhe nga shumë njerëz të politikës dhe medias në Shqipëri. Duke e konsideruar minishengenin si rikrijimin e ish-Jugosllavis.

Pretendimet për themelimin e një minishengeni Ballkanik po konsiderohen se janë në kundërshtim me interesat e Kosovës, edhe të dëmshme në aspektin ekonomik, si dhe atë politik. Minishengeni Rama- Vuçiç përbën një tradhëti ndaj Kosovës duke shpërfillur egzistencën e saj dhe duke shpallur si prioritet kryesor vllazërimin me popullin serb.

Por ka dhe nga ata që janë pro minishengenit, i tillë është dhe gazetari i njohur Mentor Nazarko. Në emisionin “Skruaje në Akull” në Zjarr TV është shfaqur një insert ku Nazarko jep mendimin e tij për minishengenin.

Gjatë një emisioni në median e tij ai deklaron”:

VIDEO: