‘Godet’ Halil Matoshi: Jam i gatshëm ta marrë pushkën me e mbrojtë Kosovën, nuk jam hajgaregji

Analisti politik, Halil Matoshi ka dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka theksuar se është i gatshëm edhe me pushkë ta mbrojë Kosovën.

”Jam i gatshëm edhe me laps, edhe me pushkë edhe me gjithçka me e mbrojtë Kosovën. Unë nuk jam hajgaregji”, tha ai.

Ndërsa, analisti politik Bekim Kabashi ka theksuar se më mirë do të ishte që të ndodhte shkëmbimi i territoreve me Serbinë, në mënyrë që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, qoftë në formë konfederate apo federate.

Ndërsa analisti politik, Arben Ahmeti ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është ide serbe, shkruan Gazeta Blic.