Grenell telefonon Thaçin: Po të ishte President, populli i Kosovës do të ishte në paqe

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se ka biseduar në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se është i bindur që nëse Thaçi do të ishte president i vendit, populli i Kosovës do të ishte në paqe.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.