Gruaja e parë që vozit autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë! (FOTO)


Profesioni i shoferit të autobusit shumë herë është menduar se ju takon vetëm meshkujve, mirëpo këtë profesion viteve të fundit në shumë vende të botës kanë filluar ta ushtrojnë edhe femrat.

E një shofere do ta shohim edhe nëpër rrugët e Prishtinës, si pjesë e Trafikut Urban.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media… “Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë “, thuhet në njoftim.