Gruaja në Prishtinë ia plas vajit në rrugë, ia a rrestuan burrin për mosbindje të urdhrave (Video)

Sot në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet Policia ka arrestuar një person i cili nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, thotë një sinjalizues i Gazetës Sinjali.

Sinjalizuesi i cili ka dërguar po ashtu pamje nga vendi i ngjarjes thotë se fillimisht Policia e kishte ndalur të dyshuarin pasi ishte parkuar keq, ndërsa më pas e kishte arrestuar për mosbindje ndaj urdhrave të policëve.

Sipas sinjalizuesit pasi Policia ka arrestuar të dyshuarin, gruaja e tij që ka mbetur vetëm me djalin qan.

Ajo shihet shumë e shqetësuar, derisa pranë saj janë një numër i madh i qytetarëve. Madje një qytetare i thotë asaj “qetësohu” e një tjetër “pse nuk i incizojshe”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar se çfarë ka ndodhur sot në këtë rrugë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

VIDEO: