Avokati David Hooper ka thënë se do të kërkojnë lírim të përkohshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi. Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lírim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.
“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arrítur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.
“Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.