Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha, ka aluduar se Lëvizja Vetëvendosje i ka obliguar përfaqësuesit e saj në Kuvend të votojnë pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.
Hoxha, duke folur për këtë në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka thënë se për të ishte e rëndë ta shohë të votojë këtë propozim deputetja e VV’së, Vasfije Krasniqi-Goodman, shkruan Gazeta Express.
“Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët.