I mori jetën burrit pasi e keqtrajtonte vazhdimisht, ja çka ndodhi sot me kosovaren

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojëses së të dënuarës, Suzana Zogiani, me anë të së cilës është kërkuar anulimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

“Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës Suzana Zogiani, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda PKR.nr.37/2019 datë 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.133/2020 datë 3.07.2020, për veprën p enale të vr asjes së rëndë.

E akuzuara S.Z.-S. është shpall fajtore për veprën p enale vr asje e rëndë, për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) viteve, në të cilin i është llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim prej 5.10.2018 e tutje.”, thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës Supreme.

Kujtojmë se Suzana Zogiani-Sekiraqa, më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, i ka dhënë fund dh unës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e g oditur atë 11 herë me s ëpatë në qafë.

Ajo thotë se v rasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre.

Zogiani-Sekiraqa aktualisht po vuan dëminin prej 25 vitesh burg.

© SYRI.net