I riu nga Mitrovica që v diq dje, e kishte falur familjen e personit i cili e kishte s uImuar (Video)

Mbrëmë ka vdekur i riu nga Mitrovica Ermal Delija, i cili ishte suImuar para disa muajsh nga disa persona në këtë qytet deri në gjendje kome.

Mirëpo, pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

I riu Ermal Delija nga Mitrovica ishte rr ahur nga disa të rinj para disa muajsh saqë i ishin shkaktuar Iëndime të përmasave ku kishte qëndruar disa javë në gjendje kome.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë. Pajtimi i tyre kishte ndodhur me 17 dhjetor 2021.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ermal Delija ishte djali i vetëm i familjes dhe u rrit jetim pasi që babai i kishte vdekur vite më parë. Ai la pas nënën dhe tri motra.

Video e plotë e pajtimit: