Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës përmes postimeve të tij në facebook, vazhdon të hedhë ak uza drejt personave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, siç thotë ai, për sabotimin që i kanë bërë komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Naim Maloku, vazhdojmë debatin, meqë nuk jemi as në ndonjë studio televizive të ndërhynë gazetarucët, as në seancë gjyqësore apo në Kuvend, ku nuk të lejohet të thuash ato që do dhe sa kohë të duash. Ju kemi rrejt jo për shkak të mosbesimit, por për shkak të “taktikës”, sepse nëse unë do t’ju tregoja qysh në fillim, se UÇK nuk ka fere shtab, me siguri që do të zhgënjeheshit, meqë UÇK edhe që legjendarizuar në mënyrë ek splozíve. Tjetra, unë nuk kisha të drejtë të dekonspiroja. Ndoshta më mirë qe se Ti prite mbi një muaj në Tiranë, duke prit përgjigje nga shtabi, dhe më në fund u binde vet, nga harbuteria që pat shfaq Xhavit Haliti, në takimin që patet në Hotele “Tirana”, me ndërmjetësim të Muhametit (Kelmendi). Po të hyje më herët do kishe kontribuar që pjesëtarët e UÇK-së të mësohen për t’u rreshtuar si ushtarë, për të pranuar komandim, etj”, ka shkruar Kelmendi, në një debat me njërin nga Komandantët në UÇK-së, Naim Malokun.
“Për Adem Jasharin nuk duam ta dimë të vërtetën as pas 22 vjetëve, sepse e vërteta na tríshton kur të informohemi se e kanë sabotuar kryesisht Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, të cilët të manípuluarit dhe ídíotët po i madhërojë si udhëheqës e líderë të UÇK-së, edhe pse, tashmë, janë të ak uzuar për kríme Iufte! Falënderime për informimin pasues, tejet konkret. Sa mirë do të ishte sikur 7-8 veta t’i shkruanit rrëfímet për angazhime e përjetime që keni pas gjatë Iufte, që të kishim një histori autentíke të UÇK-së, por duke mos taktízuar për hir të kUmandantëve, drejtorëve, udhëheqësve, liderëve”, ka shkruar ndër tjerash në komentin e tij, ish udhëheqësi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi.