Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Një 24 vjeçar me banim në Librazhd, mësohet se ka humbur jetën, duke punuar në ndërtim.
Shqiptari që ka humbur jetën është Mirjan Kryeziu, nga fshati Zdranjsh në Librazhd. Ai ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit, në momentin e in cidentit f atal, kur ka rënë nga ndërtesa nga ku po punonte.
24-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të mbijetojë prej plagëve që kishte marrë.