Imami Kosovar: Qeveria e re ta heq ndalesën për shamitë, të merret shembull SHBA-ja!

Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi ka deklaruar se kushdo që do të udhëheq me Qeverinë e Republikës së Kosovës pas 14 Shkurtit, duhet ta largoj ndalesën për bartjen e shamisë në shkolla gjatë këtij viti, të cilën padrejtësisht e ka vendosur Ministria e Arsimit më shumë se një dekadë më herët përmes një qarkoreje administrative.

Ai ka kërkuar që largimi i kësaj ndalese të bëhet duke mos e kufizuar moshën, transmeton Indeksonline

“Por nëse patjetër duhet të bëhet ndonjë kufizim, atëherë ndalesa duhet të jetë nën moshën 10 vjeçare. Nëse është më lart se kjo moshë, atëherë nuk do të ketë asnjë kuptim dhe dallim me ndalesën që vazhdon të jetë ende në fuqi.

Ne i kemi shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo hap të shtetndërtimit, pse mos t’i marrim shembull edhe si ata e apikojnë bartjen e shamisë në shkolla. Ne si komunitet do të mjaftoheshim t’i gëzojmë në vendin tonë të njejtat të drejta që i gëzojnë muslimanët në SHBA”, ka shkruar ai në Facebook.