Imami tregon lutjen që duhet ta thonë beqarët për t’u martuar

Imami shqiptar Ahmed Kalaja, ka thënë se ekziston një lutje edhe për beqarët të cilët duan të martohen.

Sipas tij, ajo është “lutja e Zekirijas” që Kalaja thotë se e ka përmendur Zoti në Kuran.

“Është lutje speciale, ku ai i drejtohet Zotit: “O Zot mos më lër mua të vetëm, ti je trashëguesi më i mirë i njerëzimit”, ka thënë Kalaja në Libero.