Ish-kryetari i bordit të Trustit: Nëse lejohet tërheqja, të gjitha paratë do të shkojnë në Durrës (VIDEO)

Ish-kryetari i bordit në Fondin e Kursimeve Pensionale – Trust, Ymer Havolli, ka thënë se mënyra se si po veprohet me këtë institucion në Kosovë është filli i një politike, e cila e shkatërron.

Ai tha se nuk bën që secila qeveri që vjen, për probleme sociale dhe kriza të ndryshme ekonomike që paraqiten, të drejtohet nga trusti për të tërhequr mjete, sepse sipas tij, ato mjete janë të destinuara për periudhën e tretë të jetës.

“As deputetët, as qeveria e askush nuk është mirë që me kursimet e tyre të shndërrojë nesër njerëz që do të kërkojnë ushqime në kontejnerë për shkak se do të shkatërrohet ky institucion në këtë mënyrë nëse merret kjo qasje”, është shprehur Havolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.