Ja çfarë Pritet të ndodhë me Kufijtë e Zvicrës dhe Gjermanisë


Trafiku kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të vazhdojë të mbetet i hapur edhe në valën e dytë të pandemisë së koronës. Shtatë kantonet zvicerane që kufizohen me Gjermaninë dhe republika gjermane (landi) e Baden-Württembergut po bëjnë fushatë për këtë, shkruan sda.ch.

Bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit duhet të forcohet.“Qëllimi i përbashkët është të mësojmë nga përvojat e valës së parë dhe të promovojmë një qasje të koordinuar dhe të synuar në rajonin kufitar”, transmeton albinfo.ch. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe kantonet zvicerane: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.

Një delegacion nga kantonet kufitare është bërë bashkë përmes internetit, të premten me kryeministrin e landit të përmendur, Winfried Kretschmann për një takim pune, përcjell albinfo.ch. Kreu i delegacionit nga pala zvicerane ishte Drejtori i Ekonomisë nga Kantoni Aargau, Urs Hofmann ka njoftuar gjithashtu Kancelaria e Shtetit, e Kantonit Aargau.

“Pandemia e koronavirusit paraqet sfida të veçanta për rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Zvicrës, sfida të cilat ne si partnerë ndërkufitarë mund t’i zotërojmë vetëm së bashku,” thuhet më tutje në deklaratë.