Kancelarja Merkel thirrje të FORTË qytetarëve: Ju lutem hiqni dorë nga kontaktet me njerëzit


GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit e cila, që prej muajsh ka pushtuar botën. Kancelarja gjermane i është drejtuar kombit me anë të një video mesazh të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se tashmë vendi është në fazën më kritike të pandemisë. Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kontaktet fizike, udhëtimet dhe festat e panevojshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit e që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi. Ne duhet të shkojmë përpara. Unë ju bëj thirrje: Takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi ose jashtë saj. Ju lutemi hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është absolutisht emergjent, çdo festë që nuk është fare e nevojshme. Qëndroni në shtëpi”, tha Merkel.