Kjo veturë luksoze është vjedhur ditën e sotme në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Pronari ka thënë se vjedhja ka ndodhur rreth orës 15:00, shkruan “Jepi zë”.
Sipas tij, kushdo që jep informacione për veturën e vjedhur, do të marrë 1000 euro shpërblim.
Ndryshe, vjedhjet janë shpeshtuar kohën e fundit në rajonin e Mitrovicës, e cak i hajnave shpesh po janë veturat.