Kosova në Karantinë, Gazmend Muhaxheri e “kallë“ nejën midis PEJE (Video)


Të premten pasdite, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 komuna të vendit kanë hyrë në zonën e kuqe apo rajone që konsiderohen me rre zik të lartë të infektimit me C0VíD-19. Në mes të këtyre komunave, që dy javë, vazhdon të jetë edhe ajo e Pejës.

Por, një ditë pasi MSh-ja alarmoi për kujdes të shtuar e shtim të masave, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u pa në mesin e një grupi njerëzish, pas orës 19:00, kohë kur ora policore përfshin qytetin që ai drejton.

Nën tingujt e muzikës live, aIkoolít e shoqërisë, i pari i Pejës nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj.

Ditë më parë, MSh-ja njoftoi për mesat e reja, ku mes tjerash, parashihet edhe kufizimi i lëvizjes për komunat në zonën e kuqe, nga ora 19:00 deri në ora 05:00.

Përveç Muhaxherit, në ndejën në Rugovë të Pejës ishte edhe drejtoresha e Kulturës, Xhenet Syka- Kelmendi. Vetë Syka-Kelmendi ka refuzuar të flasë për këtë ndejë, pamjet e së cilës ajo vetë i shpërndau në “Instagram”.

“A mundesh mos me me thirrë në telefon, me më lanë rahat se është e diel, kam nevojë me pushu. Unë nuk e kam me u përgjigj, jam në pushim edhe unë e kam privatësinë time, nuk mundem me ia kallxu kurrkujt”, tha ajo.

As shefi i qeverisë lokale të Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk është përgjigjur thirrjeve në telefon.

Por, mbajtjen e ndejës me muzikë live e ka konfirmuar shoku i Gazmend Muhaxherit, Muhamet Limani. Ai tha se ishte një organizim familjar dhe e gjithë ngj arja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Bogë të Rugovës.

Ai ka thënë se nuk i kanë shk elur vendimet e qeverisë së Kosovës, të cilat ndalojnë tubimet familjare

“Po, ka qenë një mbledhi familjare. Po, në Rugovë në shtëpinë time, ne nuk kemi qenë diku tjetër. Kemi qenë familjarë, kryetarin e Pejës e kam shok”, tha shkurt Limani.

Ai pohoi se me drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Pejës ka afërsi familjare. Ndërsa tha se nuk i kujtohet se deri në sa ora kanë qëndruar duke festuar mbrëmjen e së shtunës.

“Nuk e di deri në sa ora, jam ra me flejt se u kanë mbrëmë ftoftë ka qenë”, deklaroi ai.