Kosova qysh sot duhet ti ngrijë kontaktet me BE deri në liberalizim

Nga Viktor Buzhala

BE sot përfundimisht u tregua që s’ka pikë serioziteti. Sot, edhe ne që jemi nga me pesimistët në këtë mekanizëm e kishim një fije shprese që do të merrnim si shpërblim liberalizimin e vizave.

Jo që i kemi plotësu kushtet, pasi ato janë plotësuar me 2018 me konstatim të vetë BE’së, por që tashmë janë plotësuar edhe parakushtet: Rajoni është pikë neuralgjike, në rr ezik nga Rusia dhe futja nën obrellë të zonës më fragjile të saj është hap që e merr secili që i ka dy fije mend.

Por, BE edhe sot e tregoi veten, nuk mori asnjë vendim. Padyshim, pasi Holanda lëvizi qendrimet duke na përkrahë ne, i vetmi mbetet një person arrogant dhe i pacivilizuar, Presidenti i Francës, Emanuel Macron. Ai, një rusofil i pandreqshëm, jo vetëm që nuk lëvizi pozitivisht, por u përpoq të na poshtërojë, duke u përshendetur me presidenten tonë me njërën dorë në xhep.

Natyrisht, në fund e poshtëroi vetëveten dhe popullin e vet.

Në këto rrethana, Kosova pos ngrirjes së marrëdhënieve me BE’në deri në liberalizim, duhet të kërkojë që kjo Francë të mos jetë e përfshirë akund ku bëhet fjalë për fatin e Kosovës.

Sigurisht, ne nuk mund ta përjashtojmë kur bëhet djalë për proceset drejt BE’së, pir psh për dialog me Serbinē e plot nisma tjera ku kërkohen koncesione nga Kosova po.